Krasniqi: Urime VV-së dhe Albin Kurtit të cilët dolën të parët në këto zgjedhje

Jakup Krasniqi, kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, ka uruar Albin Kurtin pasi ka dalë i pari deri në numërimin e mbi 95 përqind të votave nga KQZ. “Urimi i parë shkon për Sovranin i cili në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 bëri zgjedhjen për NDRYSHIMIN e qeverisjes së vendit! Kjo është Fitore e […]
Jakup Krasniqi, kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, ka uruar Albin Kurtin pasi ka dalë i pari deri në numërimin e mbi 95 përqind të votave nga KQZ.
“Urimi i parë shkon për Sovranin i cili në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 bëri zgjedhjen për NDRYSHIMIN e qeverisjes së vendit! Kjo është Fitore e Demokracisë”.
“Urimi i dytë, shkon për LVV-në e cila doli parti e parë në këto zgjedhje. Natyrshëm Urimi shkon edhe për Kryetarin e VV-së e kandidatin për Kryeministër – Albin Kurtin”.
“Urimi i tretë, është për të majtën e cila për herë të parë doli partia fituese në zgjedhje! Të shpresojmë se zgjedhja është e duhura! E qytetari të jetë fituesi”, ka shkruar Krasniqi.












