Krasniqi ndaj kërcënimit të Salih Zybës: PDK 2.0 po e nxjerr kokën 2 ditë pas fitores

Frashër Krasniqi nga Partia Social Demokrate ka reaguar pas një shkrimi të Salih Zybës në Facebook, ku thotë se Shpend Ahmeti nuk e ka vendin në Kosovëdhe se nuk do ta ketë asnjë pozitë shtetërore, raporton Periskopi. Krasniqi po e quan Vetëvendosjen si ‘PDK 2.0’, duke thënë se Zyba due qarë kishte shkuar në zyre […]
Krasniqi po e quan Vetëvendosjen si ‘PDK 2.0’, duke thënë se Zyba due qarë kishte shkuar në zyre që t’i punësohej motra.
Ja reagimi i plotë i Frashër Krasniqit:
Kjo është PDK 2.0 që po e nxjerrë kokën 2 ditë pas fitores. Salih Zyba që tu kajtë vike në zyrat e komunës për me ia punësu motrën, sot e paska marrë rolin e gjykatësit suprem – e na e njohim qe ai as një status nuk e shkruan pa udhëzimin e liderit suprem.
Derisa ju PDK 2.0 po e nisni hakmarrjen (me deklarata për “varje në shesh” e kërcënime për ekzil), edhe ne jemi gati për rezistencën.
Jam rritë tu i rezistu PDK-së së parë. Kemi me i rezistu edhe të dytës.













