KQZ’ja nuk e di saktë se kur do t’i shpallë rezultatet përfundimtare

KQZ’ja nuk e di saktë se kur do t’i shpallë rezultatet përfundimtare

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka deklaruar se në Qendrën e Numërimit të Rezultateve (QNR) është duke u bërë procesimi i formularëve për subjektet politike dhe kandidatëve për deputetë. Elezi në një prononcim për Ekonomia Online tha se me shpalljen e rezultateve përfundimtare do të bëhet shpallja e rezultateve të kandidatëve […]

Elezi në një prononcim për Ekonomia Online tha se me shpalljen e rezultateve përfundimtare do të bëhet shpallja e rezultateve të kandidatëve për deputetë.

“Me shpalljen e rezultateve përfundimtare do të bëhet shpallja e rezultateve të kandidatëve për deputetë të secilit subjekt politik. Aktualisht në QNR është duke u bërë procesimi i formularëve të rezultateve për subjektet politike dhe kandidatëve të cilat janë duke u regjistruar në bazën e të dhënave. Gjithashtu është duke u bërë regjistrimi edhe i votuesve të rregullt që kanë votuar në vendvotim në ditën e zgjedhjeve. Që procesi të përmbyllet ne duhet të numërojmë votat me postë, votat me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta, rezultatet e të cilave i bashkohen rezultatet të vendvotimeve të rregullta”.

Elezi theksoi se KQZ-ja është duke punuar maksimalisht derisa thotë se në javën e ardhshme do të kompletohet numërimi i votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta.

“Jemi duke punuar maksimalisht, nga java e ardhshme do të mund ta kompletojmë procesin e votuesve të rregullt dhe të atyre me kusht, si dhe do të bëhet verifikimi i tyre në mënyrë që ne të mund të fillojmë numërimin e votave me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta”, tha ai.

I pyetur se kur do të bëhet shpallja e rezultateve përfundimtare, Elezi tha se është e vështirë për të caktuar një datë të saktë derisa rikujton se në zgjedhjet e mëparshme KQZ-ja i janë nevojitur 20 ditë deri të shpallja përfundimtare e rezultateve të subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë.

“Shpallja e rezultateve përfundimtare nga ana e KQZ-së, është vështirë ta themi pasi ne varemi nga procedura ligjore dhe dinamika e të gjitha punëve të cilat janë të parapara të zhvillohen në QNR. Si rikujtim në zgjedhjet e vitit 2014 dhe 2017 të cilat kanë qenë të parakohshme. KQZ-së iu janë dashur rreth 20 ditë për të arritur deri te shpallja përfundimtare e subjekteve politike dhe kandidatëve”, ka thënë ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?