KQZ trondit Vetëvendosjen: LDK drejt vendit të parë, partia e Kurtit dobësohet ndjeshëm (Grafika)

Janë numëruar tashmë 94,07 për qind të votave në nivel vendi. Është hera e tretë në minutat që epërsia e partisë së parë ndaj të dytës po bie. Është Lëvizja Vetëvendosje e cila nga 26,04 për qind ka rënë në 25,79 për qind gradualisht. Ndërkohë që Lidhja Demokratike e Kosovës është edhe më afër 25 […]
Është Lëvizja Vetëvendosje e cila nga 26,04 për qind ka rënë në 25,79 për qind gradualisht. Ndërkohë që Lidhja Demokratike e Kosovës është edhe më afër 25 për qindëshit, me 24,99 për qind.
Përgjatë dy orëve të fundit, trendi ka qenë pozitiv për Vetëvendosjen, që e pa veten nga pozita e tretë të dilte në të parën dhe madje të krijonte epërsi prej më shumë se 1 për qind, shkruan Periskopi.

Por, gara për vend të parë është forcuar sërish kur kanë mbetur më pak se 6 për qind të votave për t’u numëruar, pa njehur ato me kusht dhe nga mërgata.
PDK-ja ka mbetur në 21 për qind, ndërkaq Nisma për Kosovën ka rënë nën shifrën e 5 për qind që iu garanton pragun. /Periskopi












