KQZ-ja tregon se kur do të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

KQZ-ja tregon se kur do të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

PZAP-i e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e LVV-së për numërimin e mbi 4500 zarfeve me fletëvotime nga diaspora. Ndërkohë, LVV-ja ka deklaruar se do ta dërgojë sërish apelin në Gjykatën Supreme Ndërkohë, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se KQZ-ja do të presë afatin ligjor pas vendimit të PZAP-it që të hedhë […]

Ndërkohë, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se KQZ-ja do të presë afatin ligjor pas vendimit të PZAP-it që të hedhë poshtë kërkesën e LVV-së.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë afatin ligjor para se të procedojmë më tej, pasi në fund të vendimit të PZAP-it ka këshillë juridike, pra lejohet ankesa kundër këtij vendimi në Gjykatën Supreme brenda 24 orëve”, ka thënë ai për “Zëri”.

Ai më tutje tha se rezultatet përfundimtare nuk do të shpallen në përmbylljen e kësaj çështjeje.

“KQZ-ja nuk do të shpallë rezultatet përfundimtare pa u përmbyllur edhe kjo çështje”, ka thënë ai.

Elezi tha se KQZ-ja tani do të shpallte rezultatet përfundimtare po të mos ekzistonte çështja e 4639 votave të diasporës.

“Po të mos ishte kjo çështje ne edhe sot do t’i shpallnim rezultatet. Mirëpo s’mund ta bëjmë këtë pa përfunduar kjo çështje”, ka thënë ai.

Ndërkaq drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, po e cilëson si të drejtë dhe korrekt vendimin e PZAP-it për refuzimin e numrit të votave të ardhura me postë pas datës 6 tetor.

Kryeziu thekson se respektimi dhe interpretimi i saktë i ligjit nuk është disponim kundër votuesve nga diaspora, por është përkushtim dhe përgjegjësi për të garantuar zbatimin e ligjit.

“Vendim korrekt dhe profesional i PZAP-it në lidhje me vlefshmërinë e votave me postë, të arritura pas 6 tetorit”, ka thënë Kryeziu.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?