Kosovari vdes në burgun japonez, familjarët akuza autoriteteve

Kosovari vdes në burgun japonez, familjarët akuza autoriteteve

Një pensionist shqiptar nga Kosova, me qëndrim prej shumë vjetësh në Gjermani, ka vdekur në një burg japonez. 71-vjeçari po e vuante në Osaka dënimin prej 9 vjetësh burgim që i ishte shqiptuar nga një gjykatë japoneze për veprën penale, tregti me narkotikë, shkruan westfalen-blatt.de Në çantën e tij në aeroportin e Fukushima-s, në vitin […]

Një pensionist shqiptar nga Kosova, me qëndrim prej shumë vjetësh në Gjermani, ka vdekur në një burg japonez. 71-vjeçari po e vuante në Osaka dënimin prej 9 vjetësh burgim që i ishte shqiptuar nga një gjykatë japoneze për veprën penale, tregti me narkotikë, shkruan westfalen-blatt.de

Në çantën e tij në aeroportin e Fukushima-s, në vitin 2015 ishin gjetur tre kilogramë Crystal Meth, me vlerë prej 500.000 eurosh.

Fëmijët e tij në Gjermani akuzojnë autoritetet japoneze se e kanë dënuar dhe mbajtur në burg të pafajshëm babanë e tyre.

“Babai ynë është abuzuar si korrier droge”, thonë me bindje familjarët e tij, transmeton albinfo.ch. Në shkurt të vitit 2015 ai, përkundër paralajmërimeve këmbëngulëse të tyre, kishte fluturuar për në Hong-Kong, pasi që kishte siguruar një biletë pa pagesë.

Ai kishte marrë para kësaj një letër, sipas së cilës do të merrte 50.000 euro nga trashëgimia e një multimilioneri, përcjell albinfo.ch. Këto para ai donte t`i përdorte për gruan e tij të goditur nga sulmi në tru, e cila kishte nevojë për përkujdesje dhe e cila ndërkohë ka vdekur.

Në Hong-Kong ai ka takuar persona deri tani të panjohur. Pak para se të fluturonte për në Japoni, atij një grua i kishte dhënë një çantë, në të cilën i kishte thënë se kishte një dhuratë për gruan e tij të sëmurë. E në të vërtetë, aty kishte pasur drogë.

Pastaj ai ishte kapur në doganën japoneze me drogën e përmendur dhe ishte gjykuar me 9 vjet burgim. Djemtë e tij kishin marrë pjesë në gjykim.

Në tetor të vitit 2018 K. P. në qelinë e tij pëson gjakderdhje në tru dhe prej atëherë ka rënë në gjendje kome, nga e cila nuk është zgjuar më kurrë. Më 5 tetor 2019 ai ka ndërruar jetë dhe familja tashmë e ka sjellë kufomën e tij në Gjermani. “Transportimi i kufomës na ka kushtuar 25.000 euro”, ankohet i biri.

Derisa ai ende ishte në gjendje të mirë, djemtë e tij kishin kontaktuar me babanë e tyre, duke këmbyer letra. Por nuk i kishin treguar se nëna e tyre, gruaja e tij, kishte vdekur në vitin 2017.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?