Kosnett takon Mustafën: Pret përparim në dialog dhe marrëveshje me Serbinë

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është takuar me Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett. Në këtë takim është diskutuar për procesin zgjedhor në Zgjedhjet nacionale 2019. Ai është shprehur i kënaqur me atë se sa mirë shkoi procesi zgjedhor, me daljen e lartë në votime, dhe për faktin se kishte aq shumë përqëndrim në […]
Në këtë takim është diskutuar për procesin zgjedhor në Zgjedhjet nacionale 2019.
Ai është shprehur i kënaqur me atë se sa mirë shkoi procesi zgjedhor, me daljen e lartë në votime, dhe për faktin se kishte aq shumë përqëndrim në çështjet për të cilat shqetësohen votuesit.
Kosnett tha se pret një përqëndrim të ripërtërirë në përparim kundër korrupsionit, në ekonomi, dhe në dialog me Serbinë drejtë arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që do të sjellte stabilitet dhe paqë të qëndrueshme në rajon













