Kosnett liderëve kosovar: Formojeni Qeverinë sa më shpejt

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka shprehur interesimin e tij për ecurinë e bisedimeve LVV – LDK, me ç’rast ka uruar formim sa më të shpejtë të qeverisë së re. Teksa janë zotuar për finalizim të bisedimeve, zyrtarët e këtyre dy subjekteve kanë thënë se prioritet i qeverisë së ardhshme do të jetë […]

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka takuar ndaras liderin e LVV-së Albin Kurtin dhe nënkryetaren e LDK-së Vjosa Osmanin gjatë ditës së djeshme.

Pas këtyre takimeve të mbajtura me dyer të mbyllura, të dyja partitë kanë dalë me nga një komunikatë për medie, me ç’rast kanë bërë të ditur se është diskutuar për negociatat LVV – LDK dhe për formim të institucioneve të reja.

Në këtë drejtim, siç potencohet në këto njoftime, thuhet se Kossnet ka uruar formim sa më të shpejtë të qeverisë së ardhshme. Në takimet e ndara që Kurti dhe Osmani patën me Kosnettin u diskutua edhe për dialogun me Serbinë, për luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit dhe për zhvillimin ekonomik.

Për të diskutuar për bashkërendim të qëndrimeve gjatë ditës së djeshme dy grupet punuese, ai i LVV-së dhe ai LDK-së, zhvilluan një takim ku folën kryesisht për sektorin e ekonomisë, shkruan më tutje “Zëri”.

Pas tri orë diskutimesh pjesëmarrësit e takimit thanë se dy palët kanë gjetur pajtueshmëri për 90 për qind të temave të parashtruara që lidhen me këtë fushë.

Në këtë drejtim ata paralajmëruan dakordim të plotë jo vetëm për temat e ekonomisë, por edhe ato të fushave të tjera për ditët vijuese

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?