Konjufca thotë se ka zvarritje për marrëveshjen përfundimtare për Qeverinë e re

Glauk Konjufca nga grupi punues të VV-së në ‘Debat Plus’, ka treguar se cilat ishin temat konkrete që biseduan sot me grupin punues të LDK-së. Ai tha se ishin dy temat që i kishin marrur kohë për diskutim: kohe fondi sovran dhe banka zhvillimore, tha Konjufca. Konjufca theksoj se është befasuar për të mirë nga […]
Ai tha se ishin dy temat që i kishin marrur kohë për diskutim: kohe fondi sovran dhe banka zhvillimore, tha Konjufca.
Konjufca theksoj se është befasuar për të mirë nga LDK për pajtueshmërinë që kanë arritur sot, përcjell Periskopi
“Befasia ime është që jemi pajtuar me LDK dhe nuk prita që pajtohemi 90% unë kam pritur që do të kemi dallime dhe vështirësi. Temat të cilët na kanë marrë shume kohë fondi sovran dhe banka zhvillimore na kanë marrur kohë mbi një ore e gjysmë”, tha Konjufca
Në anën tjetër Konjufca është pyetur se cilët janë faktorët që po ndikojnë në zvarritje të marrëveshjes përfundimtare për Qeverinë e re, ai theksoi se njëra ndër zvarritjet është numërimi i votave të kandidatëve, përcjell Periskopi
“Ka disa faktor që po zvarritet e para ka të bëjë për shkak dobësisë së sistemit elektorale është paradoksal, njëra me funskionu shumë efektive e tjera zvarritëse, e para është rezultatet zgjedhore, VV-ja festoj në shesh se e ka ditur çka ka në kutitë e mërgatës. Në anën tjetër është kur po fillon numërimi i votave të kandidatëve. Sa për VV-në ka qenë e gatshme për çdo ditë me mbajtë takime të cilat do të shpalosnin programe në mënyrë që të ofrohen programet, na kemi parë vetëm një proces më të ngadalshme të LDK-së, LDK ishte më shumë për një pritje të rezultateve të KQZ, me gjithatë. Nuk ka prapavijë poltikë për këtë zvarritje. Sa për VV-në këto takime ishin dyfishu “, është shprehur Konjufca












