Konjufca pas takimit: Folëm vetëm për ekonomi, janë ngrit mbi 40 tema

Grupet punese të LDK-VV kanë përfunduar takimin e tyre të zhvilluar sot, ku siç theksoj Glauk Konjufca tema e këtij takimi ishte ekonomia, përcjell Periskopi. Konjufca tha se LDK-VV janë dakorduar për tema të rëndësishme, dhe se takimi sot kishte për qëllim fokusin e ekonomisë. Ai theksoj se grupet punues janë dakorduar që të kenë […]
Konjufca tha se LDK-VV janë dakorduar për tema të rëndësishme, dhe se takimi sot kishte për qëllim fokusin e ekonomisë.
Ai theksoj se grupet punues janë dakorduar që të kenë edhe 4 takime radhazi për të arritur në konkludime.
““Folëm vetëm për ekonomi. Janë ngrit mbi 40 tema. Janë fol për 40 çështje dhe për 90 për qind jemi pajtuar. Për 10 për qind do t’i kurorëzojmë në takimet e ardhshme. Nuk mundemi t’i tregojmë cilat janë ato. Në qeverinë e ardhshme duam që diskutimet të jenë sa më të thella. Ka qenë një lloj përballje e programit vetëm ekonomik. Kërkoj që të më kurseni prej detajeve. Zhvillimin ekonomik vetëm do ta përmbyllim. Do të kemi edhe katër takime ku temat do të jenë të fushave të ndryshme siç janë të drejtësisë, shëndetësisë, sociale”tha Konjufca për media.












