Konflikti Turqi-Siri, mbledhje urgjente e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Konflikti Turqi-Siri, mbledhje urgjente e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka planifikuar të bëjë një mbledhje urgjente me dyer të mbyllura të enjten, me kërkesë të anëtarëve të saj europianë, Belgjikës, Francës, Gjermanisë, Polonisë dhe Britanisë së Madhe. Presidenti i saj aktual, ambasadori i Afrikës së Jugut, Jerry Matthews Matjila, i bëri thirrje Turqisë që të kursejë civilët dhe të […]

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka planifikuar të bëjë një mbledhje urgjente me dyer të mbyllura të enjten, me kërkesë të anëtarëve të saj europianë, Belgjikës, Francës, Gjermanisë, Polonisë dhe Britanisë së Madhe.

Presidenti i saj aktual, ambasadori i Afrikës së Jugut, Jerry Matthews Matjila, i bëri thirrje Turqisë që të kursejë civilët dhe të ushtrojë vetëpërmbajtje maksimale.

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, kërkoi sot ndërprerjen e ofensivës së nisur nga Turqia në veri të Sirisë dhe paralajmëroi se nuk do të ketë financime europiane për një zonë sigurie.

“Turqia ka probleme sigurie në kufirin e saj me Sirinë, që ne duhet t’i kuptojmë, megjithatë, i bëj thirrje Turqisë, sikurse çdo aktori tjetër, që të përmbahet. Një sulm do të përkeqësojë vuajtjet e civilëve”.

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se sulmi turk në Sirinë veriore është një ide e keqe dhe ai nuk e miraton operacionin ushtarak, duke shtuar se Ankaraja tani mban përgjegjësi për të gjithë luftëtarët e Shtetit Islamik në zonë.

“SHBA nuk e miraton këtë sulm dhe ia ka bërë të qartë Turqisë se ky operacion është një ide e keqe”, tha Trump në një deklaratë, duke theksuar se asnjë ushtar amerikan nuk është në fushën e sulmit.

Pas dy operacioneve të mëparshme, Turqia nisi sot një ofensivë te re në Siri, të quajtur Burimi i Paqes, kundër milicisë kurde të Njësive të Mbrojtjes së Popullit (PPU).

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?