Koci: AGK-ja ka mision tjetër, jo të reagoj dy ditë me vonesë

Avokati Arianit Koci, ka reaguar ndaj statusit të ish-drejtorit të VV-së në Komunën e Prishtinës, Hysen Durmishi, ku ky i fundit ka kërkuar nga Prokuroria që të arrestoj: Sylë Hoxhen, Dhurata Hoxha, Nexhmi Krasniqi, Baton Haxhiu, e Vehbi Kajtazin, me preteksin se këta ishin njerëzit të cilët vranë dhe dhanë urdhër për vrasje të Astrit […]
Avokati Koci nëpërmjet statusit të tij në Facebook, ka pyetur se a ka Asociacion të Gazetarëve në këtë vend, përnderisa ende nuk është parë asnjë reagim ndaj këtij asocacioni i cili është thirrur që t’i mbrojë gazetarët.
Disa orë pasi Avokati Koci publikoi treagimin e tij, AGK-së iu kujtua të bënte një lloj reagimi ku thuhet se “AGK dënon gjuhën linçuese të Hysen Durmishit ndaj gazetarëve”, përcjellë Periskopi.
Ndërsa i menjëhershëm ishte reagimi i Kocit i cili ua kujtoi atyre se ishin dy ditë me vonesë, dhe se misioni i tyre nuk ishte reagimi por “të bëjë thirrje sistemit të drejtësisë që të mbrohen gazetarët”.
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës nuk është me reagu me dy ditë vonesë. AGK ka mision tjetër. AGK s’bën t’i nënshtrohet politikës. Ky asociacion duhet të reagojë edhe më fuqishëm, të bëjë thirrje sistemit të drejtësisë që të mbrohen gazetarët. Gazetarët duhet të kenë lirinë e tyre kushdo që vjen në pushtet. Frikë duhet të kenë vetëm mercenarët. Vetëm ata që s’kanë qenë kurrë gazetarë. Shoqëria kurrë më shumë s’ka pasë kërkesa me pasë gazetarë e gazetari të bazuar mbi dhe për FAKTET”, shkruan Koci.













