Kjo është fjala e parë e njeriut që PDK thotë se u rrah nga VV-ja në Ferizaj

Jakup Sabedini, humanisti dhe veprimtari i PDK-së në Ferizaj, pretendon se është sulmuar nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, ku i njëjti ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe më pas i është ofruar edhe shërbim urgjent mjekësor. Këtë sulm që iu bë e konfirmoi edhe vet Sabedini, por që nuk dha detaje se si ka […]
Këtë sulm që iu bë e konfirmoi edhe vet Sabedini, por që nuk dha detaje se si ka ndodhur.
“Nuk dua ta komentoi sepse organet përgjegjëse po merren me rastin dhe janë duke u kryer hetime. Por, vetëm se rasti ka ndodhur të shtunën në mbrëmje, ndërsa kjo erdhi si pasojë e asaj se unë vazhdimisht kam marrë kërcënime nga personat që e kanë kryer atë”, tha ai për Indeksonline.
Ndërsa nga Qendra e LVV-së në Ferizaj, thanë për Periskopin se nuk kanë asnjë informacion për këtë incident dhe se ky sulm nuk është bërë nga aktivistët e kësaj partie.












