Këto janë dy problemet më të theksuara sipas DnV

Rrjeti i Organizatave “Demokracia në Veprim”, ka mbajtur konferencë ku është raportuar për parregullsitë e evidentuara deri në orën 09:30. Është thënë se deri tash janë evidentua 47 raste të asistimit të votuesve nga anëtarët e Këshillit të Vendvotimit. “Këtu prinë Prishtina me 12 raste dhe Mamusha me 6 raste”, është thënë nga zyrtarja e […]
Është thënë se deri tash janë evidentua 47 raste të asistimit të votuesve nga anëtarët e Këshillit të Vendvotimit.
“Këtu prinë Prishtina me 12 raste dhe Mamusha me 6 raste”, është thënë nga zyrtarja e DnV-së.
Ndërkaq janë 29 raste të evidentimit të fotografimit të votës në nivel vendi.
“Prinë Prishtina me 5 raste, 4 raste në Pejë, 4 në Rahovec dhe 3 në Lipjan”.
Kurse bërja publike e votës është thënë se është bërë në 23 raste në 21 vendvotime, pesë raste janë evidentuar kur votuesi ka futur më shumë se një fletëvotim në kuti dhe dy raste të votimit më shumë se një herë.












