Këmbëngul LVV: Do ta apelojmë në Supreme vendimin për mosnumërimin e votave të diasporës

Lëvizja Vetëvendosje njofton se do ta apelojë në Gjykatë Supreme vendimin e PZAP-së për mosnumërimin e votave të bashkatdhetarëve, të cilat arritën me vonesë, saktësisht një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve në vend. Përmes një reagimi për media, LVV thotë se ky vendim është marrë nga PZAP ani pse Gjykata Supreme kishte kërkuar që të […]
Lëvizja Vetëvendosje njofton se do ta apelojë në Gjykatë Supreme vendimin e PZAP-së për mosnumërimin e votave të bashkatdhetarëve, të cilat arritën me vonesë, saktësisht një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve në vend.
Përmes një reagimi për media, LVV thotë se ky vendim është marrë nga PZAP ani pse Gjykata Supreme kishte kërkuar që të merrte parasysh këtë të drejtë.
“Do ta apelojmë në Gjykatë Supreme vendimin për mosnumërimin e vota të bashkatdhetarëve”, thuhet në reagimn e Lëvizjes Vetëvendosje.
LVV ka akuzuar PZAP –in se ky panel në intepretim ‘ të ngushtë’ ua ka mohuar të drejtën e numërimit të votës së bashkatdhetarëve.
“Ndonëse Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës i kërkonte PZAP ta merrte parasysh këtë të drejtë, sërish sot ky panel në mënyrë artificiale dhe në interpretim të ngushtë ia mohoi të drejtën për numërimin e votës qytetarëve tanë që jetojnë jashtë vendit”, thuhet në reagim, derisa theksohet se do të ankohen përsëri në Gjykatë Supreme”, theksohet në reagimin e LVV-së.
“Lëvizja VETËVENDOSJE! do ta dërgojë në Gjykatën Supreme apelin sërish, duke pritur që kjo çështje të zgjidhet e të numëron këto fletëvotime. Bashkatdhetarët tanë nuk ia kanë borxh askujt këtë cenim të së drejtës së tyre bazike që buron nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe të drejtat ndërkombëtare në këtë sferë”, thotë LVV.
Para pak çastesh, nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka vendosur të refuzojë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërim të fletëvotimeve të diasporës që kanë arritur pas afatit të paraparë.
Kështu ka bërë të ditur kryesuesi i Sekretariatit në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Mul Desku.
Lëvizja Vetëvendosje ka paraqitur ankesën e saj në Gjykatën Supreme përmes të cilës kanë kërkuar numërim të 4 mijë e 639 votave të diasporës, kërkesë të cilën Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e kishte hedhur poshtë, ndërsa ditë më parë Supremja ia ktheu prapa këtë vendim Panelit./Periskopi/












