Kelmendi reagon ndaj deklaratës së Zybës: Shpend Ahmetin vetë e kanë kandidu, vetë e kanë votu

Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar ndaj deklaratës së Salih Zybës së VV-së, ku në statusin e tij të fundit Zyba tha se Shpend Ahmeti nuk do të bëhet as deputet, dhe se ai nuk e ka vendin në Kosovë. Kelmendi tha se ishte vetë VV-ja e cila vetë e kishte kandidu Shpend Ahmetin për […]
Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar ndaj deklaratës së Salih Zybës së VV-së, ku në statusin e tij të fundit Zyba tha se Shpend Ahmeti nuk do të bëhet as deputet, dhe se ai nuk e ka vendin në Kosovë.
Kelmendi tha se ishte vetë VV-ja e cila vetë e kishte kandidu Shpend Ahmetin për kryetar, dhe se tash nga pozita e të fortit është e lehtë të sulmohet, përcjell Periskopi
Ja statusi i plotw:
Nëse VV-ja deri tash nuk e ka “heqë” Shpend Ahmetin nga kryetari i Prishtinës, tash kur po konfirmohet si partia më e madhe duhet të jetë pikërisht VV-ja ajo e cila do të kujdeset që të mos i mungojë qimja e flokut.
Vetë e kanë kandidu’, vetë e kanë votu’, vetë e kanë mbrojtë sa herë që ai është kritiku’.
Tash, nga pozita e të fortit është kollaj të sulmohet i dobëti.
Dhe, vlen gjithmonë, për ta njohur vërtet një njeri mvishe atë me pak pushtet.
Albini sot ka më shumë pushtet se ç’ka pasur ndonjëherë. Është në dorë të tij të na bëjë të mburremi, ose të zhgënjehemi.












