Kelmendi: Festë për Kosovën, përgjegjësi për opozitën që doli fituese

Gazetari dhe autori i emisionit ‘Rubikon’, ka komentuar rezultatin e exit polleve të para, që e nxjerrin Vetëvendosjen fituese. Ai shkruan në FB: Është bukur e qartë. Është ditë historike dhe fitore e demokracisë kosovare. Në afro 30 vjetët e pluralizmit në Kosovë, është hera e tretë kur ndodhin përmbysjet politike. LDK-ja i ka fituar […]
Gazetari dhe autori i emisionit ‘Rubikon’, ka komentuar rezultatin e exit polleve të para, që e nxjerrin Vetëvendosjen fituese.
Ai shkruan në FB:
Është bukur e qartë. Është ditë historike dhe fitore e demokracisë kosovare. Në afro 30 vjetët e pluralizmit në Kosovë, është hera e tretë kur ndodhin përmbysjet politike.
LDK-ja i ka fituar të gjitha zgjedhjet deri në vitin 2007, kur është përmbysur nga PDK-ja. Tash presim konfirmimin zyrtar të përmbysjes së re, në favor të VV-së dhe LDK-së.
Duhet të jetë festë për Kosovën. Dhe njëkohësisht përgjegjësi për opozitën e deritashme.
Tema kryesore në muajt në vazhdim është ajo që është përmendur më së paku gjatë fushatës – faza finale e dialogut me Serbinë.












