Johnson: Vdekja e Al Baghdadit është moment i rëndësishëm në luftën kundër ISIS

Kryeministri britanik Boris Johnson njoftoi sot me rastin e vrasjes së kreut të ISIS-it Abu Bakr Al Baghdadi se vdekja e tij është një moment i rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit, por se beteja kundër Shtetit Islamik nuk ka mbaruar. Ai shkroi në llogarinë e tij në Twitter se Britania e Madhe do të vazhdojë […]
Ai shkroi në llogarinë e tij në Twitter se Britania e Madhe do të vazhdojë të punojë me partnerë të koalicionit për t’i dhënë fund vrasjeve dhe aktiviteteve barbare të ISIS-it përgjithmonë.
Presidenti i SHBA-së Donald Trump konfirmoi se forcat amerikane vranë kreun e ISIS-it në Idlib, Siri herët në mëngjesin e së dielës.












