Jep dorëheqje kryeministri i Libanit pas protestave që nisën për WhatsApp

Kryeministri i Libanit, Saad Hariri sapo ka dhënë dorëheqje pas protestave që e gjunjëzuan vendin e tij për dy javë rresht. Z.Hariri tha se Libani kishte mbërritur në një bllokadë dhe i vyente një goditje për të thyer krizën. Protestat nisën kundër planeve për të taksuar thirrjet në WhatsApp, por më pas u zgjeruan dhe […]
Z.Hariri tha se Libani kishte mbërritur në një bllokadë dhe i vyente një goditje për të thyer krizën.
Protestat nisën kundër planeve për të taksuar thirrjet në WhatsApp, por më pas u zgjeruan dhe targetuan mbarë korrupsionin politik dhe krizën ekonomike.
Libani ka një prej niveleve më të larta të borxhit publik në botë, shkruan BBC, përkthen Perisokpi.
Në një adresim përmes televizionit, z.Hariri tha se do ta dorëzonte dorëheqjen e tij dhe të qeverisë te presidenti Michel Aoun./Periskopi












