Ja kur pritet të përfundojë numërimi i pjesës së mbetur të votave

Burim Ahmetaj, udhëheqës i Qendrës së numërimit të votave (QNR) ka thënë se deri në mësnatë pritet të numërohet edhe pjesa e votave të mbetura, transmeton Periskopi. ‘’Aktualisht jemi në proces. Një pjesë e tyre është dorëzuar, ndërsa pjesa tjetër është në proces e sipër dhe presim që para mesnate të mbyllet procesi’’, ka thënë […]
‘’Aktualisht jemi në proces. Një pjesë e tyre është dorëzuar, ndërsa pjesa tjetër është në proces e sipër dhe presim që para mesnate të mbyllet procesi’’, ka thënë Ahmetaj në Frontal.
‘’Pas pranimit të materialit të ndjeshëm, votuesit që kanë votuar të rregullt regjistrohen në bazën e të dhënave. Stafi në QNR është i angazhuar nga KQZ dhe nuk ka asnjë lidhje me parti politike.Kutitë e votimit shkojnë në arkivë dh asnjë kuti nuk hapet në QNR pa vendimin e KQZ’së’’, ka shtuar ai.
Kujtojmë që Vetëvendosje po prin e para me vota, LDK e dyta dhe PDK e treta./PERISKOPI/












