Ja çka thotë Surroi pas daljes së rezultateve ku prijnë LDK e VV

Pas daljes së rezultateve të exit-polleve, ka reaguar edhe publicisti e shkrimtari kosovar, Veton Surroi. Ai ka shkruar thjesht “Në Kosovë fryn erë lirie” duke lënë të kuptohet që i beson këtyre rezultateve në të cilat Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje raportohet se doli e para. Surroi në këto zgjedhje ka mbështetur pikërisht […]
Ai ka shkruar thjesht “Në Kosovë fryn erë lirie” duke lënë të kuptohet që i beson këtyre rezultateve në të cilat Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje raportohet se doli e para.
Surroi në këto zgjedhje ka mbështetur pikërisht këto dy parti, pas nominimit të Vjosa Osmanit për pozitë ne kryeministres, shkruan Periskopi.
Publicisti ka qenë vazhdimisht kritik ndaj partive në pushtet, duke i quajtur “kapëse të shtetit”.
Megjithatë, lidhja e këtyre zgjedhjeve me rrëzimin nga pushteti prej PDK-së me atë të çlirimit të Kosovës nga regjimi i Millosheviqit nuk është parë me sy të mirë nga disa prej analistëve të vendit. /Periskopi












