Inspiron njerëzit në mbarë botën: Gjimnastja me sindromën Down bëhet modele

Inspiron njerëzit në mbarë botën: Gjimnastja me sindromën Down bëhet modele

Vajza me sindromën Down, Chelsea Werner, nga California, e ka magjepsur botën me aftësitë e saj në gjimnastikë, dhe tani është bërë edhe modele. Ajo është kampione e katërfishtë shtetërore në gjimnastikë edhe pse e ka sindromën Down, shkruan KOHA Ditore. Por Chelsea nuk e sheh paaftësinë e saj si një kufizim. Ajo filloi të […]

Ajo është kampione e katërfishtë shtetërore në gjimnastikë edhe pse e ka sindromën Down, shkruan KOHA Ditore. Por Chelsea nuk e sheh paaftësinë e saj si një kufizim. Ajo filloi të merrej me gjimnastikë për t’i forcuar muskujt e saj, sepse toni i ulët i muskujve është një simptomë e diagnozës së saj.

Duke e ditur se sa e do vajza e tyre gjimnastikën dhe sa arriti për vetëm katër vjet, prindërit e saj ia gjetën trajnerin më të mirë për t’i realizuar ëndrrat e saj.

Chelsea ishte e vendosur ta tregonte talentin e saj, kështu që filloi të ushtronte 16 orë në ditë. Puna dhe mundi i saj u shpërblyen dhe ajo i fitoi katër kampionate kombëtare në Olimpiadën speciale.

Përveçse merret me gjimnastikë, Chelsea është bërë edhe modele. Ajo u shfaq në kopertinën e revistës “Teen Vogue”, bëri sfilatë në Javën e Modës në New York dhe udhëtoi në mbarë botën.

“Gjithmonë kam dashur të jem para kamerave. Gjithashtu më pëlqen shumë të udhëtoj. Puna ime e parë e modelimit ishte për H&M dhe atë e bëra në Havana të Kubës”, tha ajo me krenari.

Për shumë njerëz, tani kjo vajzë 22-vjeçare është një shembull.

“Kam dëgjuar shumë herë nga prindërit e fëmijëve të vegjël se unë jam shembull i tyre. Nëse mund ta ndihmoj ndokënd dhe të ngjall shpresë tek ata, kjo më bën shumë të lumtur dhe krenare”, tha ajo.

 

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya