India e dënon me varje burrin që e përdhunoi deri në vdekje vajzën dyvjeçare

Një burrë indian, i cili e kishte kidnapuar, dhunuar dhe vrarë një vajzë dyvjeçare do të ekzekutohet me varje në litar. Gjykata Supreme e Indisë e ka mbajtur në fuqi dënimin me vdekje ndaj burrit 32 vjeç, Ravi Ghumare, i cili për pesë orë e kishte dhunuar vajzën e vogël. Sipas vlerësimit të gjykatës, ai […]

Gjykata Supreme e Indisë e ka mbajtur në fuqi dënimin me vdekje ndaj burrit 32 vjeç, Ravi Ghumare, i cili për pesë orë e kishte dhunuar vajzën e vogël. Sipas vlerësimit të gjykatës, ai e kishte kryer këtë krim si rezultat i urisë së tij seksuale.

Vrasja kishte ndodhur në mars të vitit 2012 në qytetin Jalna, i cili shtrihet rreth 250 milje në lindje të Mumbait.

Prindërit e vajzës ishin shitës pemësh dhe në ditën e tragjedisë e kishin një ditë të vështirë në punë. Rreth orës pesë, nëna e vajzës kishte vërejtur se ajo është zhdukur nga shtëpia dhe ata menjëherë filluan ta kërkojnë.

Vrasësi i vajzës ishte parë i dehur rrugëve duke u dhënë çokollata fëmijëve. Babai i saj e kishte lajmëruar rastin në polici, e cila e kishte bastisur shtëpinë e personit të dyshuar.

Pasi e kishin thyer derën e mbyllur, policët e kishin gjetur dhunuesin brenda bashkë me vajzën, e cila ishte pa vetëdije dhe kishte shumë lëndime. Vogëlushja ishte dërguar menjëherë në spital, por mjekët vetëm e kishin konstatuar vdekjen e saj, shkruan “The Sun”, transmeton Gazeta Express.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?