Imri Ahmeti tregon se a ka pranuar LDK ftesë nga VV për koalicion paszgjedhor

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka thënë se në këtë rajon Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbi 3300 vota më shumë në krahasim me Lëvizjen Vetëvendosje. Ai kështu ka thënë në një prononcim gjatë ditës së sotme pë Klan Kosova duke potencuar se një koalicion midis dy subjekteve politike edhe mund të ndodhë. […]
Ai kështu ka thënë në një prononcim gjatë ditës së sotme pë Klan Kosova duke potencuar se një koalicion midis dy subjekteve politike edhe mund të ndodhë.
“Vlerësoj se qytetarët kanë treguar një kulturë të lartë sa i përket pjesëmarrjes. Nuk ka pasur asnjë lloj shkelje. Ka qenë një proces jashtëzakonisht i rregullt sa i përket komunës së Lipjanit”.
“Ne jemi fitues në Lipjan. Kemi diference mbi 3300 votash më shumë në krahasim me partinë e dytë”.
“Është i mundshëm koalicioni pse jo. Ftesë ende nuk kemi pasur. Për të dyja subjektet politike ka pasur një preferencë të tillë”.












