I moshuari nga Prishtina: Sa herë po vi me votu, emrin e djalit që më ka vdekë po e gjej në lista

Një plak nga Prishtina ka raportuar se në listën e votuesve e ka gjetur edhe emrin e djalit të tij të ndjerë. Derisa ka dalur nga qendra e votimit në Sallën 1 tetori, ka rrëfyer i prekur se ka gjetur emrin e djalit të ndjerë në listën e votuesve. “Djali ka vdekur me 22 tetor […]
Një plak nga Prishtina ka raportuar se në listën e votuesve e ka gjetur edhe emrin e djalit të tij të ndjerë.
Derisa ka dalur nga qendra e votimit në Sallën 1 tetori, ka rrëfyer i prekur se ka gjetur emrin e djalit të ndjerë në listën e votuesve.
“Djali ka vdekur me 22 tetor 2017. Kjo nuk është në rregull, jam prekur shumë. Sa herë i kam lajmëruar të gjithë se djali im nuk jeton më. Sa herë po vij të votojë po vi me idenë se emri i djalit të ndjerë do të largohet, por jo”, ka thënë ai për T7.
Kujtojmë se sot në Kosovë po mbahen zgjedhjet parlamentare ky qytetarët kanë mundësinë të vendosin për 120 deputetët që do të fitojnë karriga në Kuvendin e Kosovës.












