Hoti: A e gjykoi Albin Kurti mikun e Vladimir Putinit të pavarur prej fjalës së vet ‘lavdi Rusisë’

Vajza e Ukshin Hotit, Erleta Hoti përmes një postimi në facebook ia kujtuar liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit shkrimin që e kishte bërë në lidhje me fituesin e Nobelit, Peter Handke, duke e pyetur nëse fjalët e njëjta edhe për aktorin francez të cilin e takoi në Tiranë, Kurti së bashku me Edi Ramën. “Albin […]
“Albin Kurti & Gerard Depardie…The per fituesin e Nobel: shkrimtarin nuk mund ta gjykojme asesi si te pavarur prej fjales se vet. Po per aktorin francezo rus qe i ike taksave shteterore a vlen kjo?”, shkruan Hoti, përcjellë Periskopi.
Ajo ka veçuar edhe disa nga deklaratat e aktorit Gerard Depardie të publikuara në prill të vitit 2013.
“Ja nga disa deklaratat e aktorit Gerard Depardie ne prill te vitit 2013, publikuar ne gazeten frenge “Le Monde”, qe zgjoi kritika edhe nga aktivistet politik rus: “Rusia eshte demokraci e madherishme dhe nuk eshte vend ku kryeministri e quan nje qytetar patetik”. Referuar kryeminisrit te asokohshem francez Ayrault, qe e ka cilesuar aktorin se eshte pjese e luftes rreth ngritjes se taksave. “E dua presidentin rus Vladimir Putin dhe njendjat jane reciproke, lavdi Rusise”. Kurse per Francen thote se “nuk ka shprehje te lire te shtypit”… Mos rrafsh n’kurth te Edi Rames. Shendet!”, shkruan Hoti. /Periskopi












