Haziri tregon pse është emëruar shef i Ekipit Negociator të LDK’së për bisedimet me Vetëvendosjen

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka folur për pozitën e tij të re si shef i ekipit negociator për negociatat për arritjen e një koalicioni me VV’në, shkruan Periskopi. Haziri ka treguar se pse është emëruar në këtë pozitë. “Këkresa që unë të bashkangjitem për të ndihmu arritjen e marrëveshjes mes LDK’së dhe VV’së. Shkuarja […]
Haziri ka treguar se pse është emëruar në këtë pozitë.
“Këkresa që unë të bashkangjitem për të ndihmu arritjen e marrëveshjes mes LDK’së dhe VV’së. Shkuarja ime ju jep dimension për me arrit një marrëveshje më të shpejtë, kalendari është i harmonizuar jashtë tij nuk dilet, deri në atë pikë që duhet të kalohet në nivel të liderëve. Për tej kësaj ajo që ka ndodhë sot ka qenë spekulative, ne jemi tre anëtarë ,Hoti dhe Abdixhiku do të jenë, por edhe individë tjerë do të jenë sipas sektorëve, i njejti parim do të jetë edhe VV”, u shpreh ai në Debat Plus.
Ai ka folur se pse Vjosa Osmani e cila nuk është pjesë e grupeve punues për arritjen e një koalicioni me VV’në.
“Vjosa është në ekipin politik që e ka rolin e vet nuk është pjesë e negociatave në këtë fazë, roli është delegu tek unë sepse unë kam udhëheq politika e Vjosës, kjo është bërë nga kryetari”, ka thënë ai.
Ndërsa ai ka hedhur akuza ndaj sic thotë ai ‘hilegjit politik dhe skeptikët që janë marrë tërë ditën’ sepse sipas Hazirit ‘ata dojnë me vendos një zjarr mrena LDK’së ‘./Periskopi/












