Haziri: Emri i Kryeministrit kalon nëpër zyret e LDK’së, Kryeministri s’merr vendime vetë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë në debat Plus se kjo parti do t’i gëzohet një qeverisje ‘të suksesshme të Albin Kurtit’, shkruan Periskopi. Mirëpo ai ka thënë se ’emri i kryeministrit kalon nëpër zyre të LDK’së sepse VV s’mund ta bëj qeverinë e vetme’. “Kemi nevojë për qeverisje të mirë si për ajër […]
Mirëpo ai ka thënë se ’emri i kryeministrit kalon nëpër zyre të LDK’së sepse VV s’mund ta bëj qeverinë e vetme’.
“Kemi nevojë për qeverisje të mirë si për ajër në Kosovë. Mirëpo një gjë duhet ditur, emri i kryeministrit kalon nëpër zyre të LDK’së. Duhet me ditë që asnjë parti s’mund ta formojë qeverinë e vetme sepse sistemi zgjedhor në Kosovë nuk po e mundëson këtë. Kryeministri kalon nëpër zyre të LDK’së. Në mbledhje të pare të qeverisë, kryeministri merr një vendim por ai e merr vendimin me kabinetin qeveritar. kryeministri nuk merr vendime vetë, Vendimet janë kolektive, kërkohet, koncenzus”, tha Haziri.
Tutje, Haziri ka thënë se Albin Kurti mund t’i shkarkojë ministrat e LDK’së pa lejen e tyre./Periskopi/












