Haradinaj: Vrasja e Al-Baghdadit moment historik drejt fitores ndaj ISIS-it

Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj, ka mirëpritur operacionin e Ushtrisë Amerikane për vrasjen e udhëheqësit të ISIS-it Abu Bakr al-Baghdadi. Haradinaj në facebook, vrasjen e ish liderit të ISIS-it e ka cilësuar moment historik drejt fitores ndaj ISIS-it dhe terrorizmit. Postimi i Haradinajt: Operacioni i Ushtrisë Amerikane për vrasjen e e udhëheqësit të […]
Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj, ka mirëpritur operacionin e Ushtrisë Amerikane për vrasjen e udhëheqësit të ISIS-it Abu Bakr al-Baghdadi.
Haradinaj në facebook, vrasjen e ish liderit të ISIS-it e ka cilësuar moment historik drejt fitores ndaj ISIS-it dhe terrorizmit.
Postimi i Haradinajt:
Operacioni i Ushtrisë Amerikane për vrasjen e e udhëheqësit të grupit militant të Shtetit Islamik (ISIS) Abu Bakr al-Baghdadi është moment historik drejt fitores ndaj ISIS dhe terrorizmit. Kosova do të mbetet partner i besueshëm dhe qëndron e paluhatur në rreshtin e Koalicionit Global Kundër Terrorizmit, nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
RH












