Haradinaj për padinë e Ramës: Edin e kam vëlla, kemi kohë ne kryeministrat me shku në gjyqe

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj duke folur për padinë e paralajmëruar ndaj tij nga Edi Rama, ka thënë se atë e ka vëlla, por nuk është tërhequr nga deklarata e tij rreth ndarjes së Kosovës, transmeton Periskopi. ‘’Unë e ka vëlla Edi Ramën. Është kryeministër i Shqipërisë, por kam qenë fuqishëm kundër ndarjes së vendit […]
‘’Unë e ka vëlla Edi Ramën. Është kryeministër i Shqipërisë, por kam qenë fuqishëm kundër ndarjes së vendit tim dhe projeksioneve që janë zhvillu, që edhe ky ka marrë pjesë, Thaçi, është ekip i madh, ka media, se jam bë i tepërt duke i përmend. Por ajo ndarje ka pasë me pasë dëme të pariparueshme. Dëmi i mbramë mbi 10 miliardë të rezervave që i kemi në veri. Nuk e di nëse është ende kryeministër deri atëherë. I dhemb, cka me bë une. Trepça është interes financiar ekonomik i madh, nëse dikush ju kish ndihmu Serbisë me ua dhënë Trepçën, ia kishin dhënë ndonjë shpërblim mbrapa, garant kanë pasë ndonjë premtim diku. Deri sa thellë e sa gjanë, nuk po hi, por projektuesit dhe përkrahësit nuk kanë mujt me qenë të pavetëdijshëm për pasojët ekonomike dhe politike’’.
‘’Gjyqi është e drejtë e cdo shtetasi shqiptar, e respekto atë të drejtë dhe me respekt e përmbushi. Ia vlen. Nuk dua të krijoj nguxje e konflikte shtesë. Unë jam tu e thanë një minimum për insistimin e tyre, që gjë s’muj pa e thanë’’
‘’S’kemi pasë takim prej Berlinit me Ramën. Më mirë Kosova të jetë duke e mbrojtë Trepcën, kemi kohë ne kryeminsitrat me shku në gjyqe, por Kosova rehat, populli rehat, territori rehat, Puna e kryeministrave, më e vogël./PERISKOPI/












