Hahn dhe Mogherini kërkojnë formimin sa më të shpejtë të qeverisë së re

Hahn dhe Mogherini kërkojnë formimin sa më të shpejtë të qeverisë së re

Komisioneri për Zgjerimin i BE-së, Johannes Hahn, dhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, kanë reaguar lidhur me procesin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të mbajtura të dielën në Kosovë. Hahni e Mogherini i kanë cilësuar zgjedhjet si të qeta, nga ku edhe kanë bërë thirrje që sa më shpejtë të formohet qeveria e […]

Komisioneri për Zgjerimin i BE-së, Johannes Hahn, dhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, kanë reaguar lidhur me procesin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të mbajtura të dielën në Kosovë.

Hahni e Mogherini i kanë cilësuar zgjedhjet si të qeta, nga ku edhe kanë bërë thirrje që sa më shpejtë të formohet qeveria e re.

 

 

“Zgjedhje të qeta u zhvilluan më 6 tetor në Kosovë. BE-ja kërkon formimin sa më të shpejtë të qeverisë së re, në momentin që përfundojnë të gjitha procedurat ligjore. Kjo është e rëndësishme në mënyrë që Kosova të vazhdojë të punojë në reformat ekonomike dhe sociale, sundimit të ligjit si dhe dialogut Kosovë-Serbi”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Hahni e Mogherini presin nga aktorët politikë, që të  mbesin të përkushtuar në këto procese, të cilat sipas tyre janë parësore për progresin e Kosovës  në rrugën evropiane.

Hahni dhe Mogherini theksojnë rëndësinë e misionit të BE-së në Kosovë gjatë këtyre zgjedhjeve.

“Sipas misionit të BE-së, zgjedhjet ishin mirë të administruara dhe transparente. Fushata ishte sfiduese në Kosovë, mirëpo ishin të theksuara disa parregullsi në vendet e banuara me serbët”, thuhet në komunikatë.

Mogherini dhe Hahni kanë bërë të ditur se BE-ja do të formulojë raport me rekomandime për zgjedhjet që do të mbahen në të ardhmen në Kosovë.

BE-ja, sipas komunikatës së lëshuar është e gatshme të ndihmojë në këtë proces.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?