Grupet punuese LDK – VV takohen pas pak minutash. Mustafa tregon për Periskopin temat që do të diskutohen

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje po i vazhdojnë takimet e tyre me grupet punuese. Këto grupe punuese kanë për qëllim për të harmonizuar programin që mund të çojë drejt një marrëveshje paszgjedhore. Këto dy parti në takimin e parë që zgjati rreth dy orë u dakorduan lidhur me përmbajtjen dhe parimet e marrëveshjes […]
Këto grupe punuese kanë për qëllim për të harmonizuar programin që mund të çojë drejt një marrëveshje paszgjedhore.
Këto dy parti në takimin e parë që zgjati rreth dy orë u dakorduan lidhur me përmbajtjen dhe parimet e marrëveshjes për bashkëqeverisje.
Herën e fundit kur u takuan grupet punuese u dakorduan lidhur me përmbajtjen dhe parimet e marrëveshjes për bashkëqeverisje. Sipas tyre në takim ishin shqyrtuar temat kryesore politike dhe reformat kyçe sektoriale të cilat e presin Qeverinë e re.
Ndërsa në anën tjetër, u raportua në media se këto dy parti ndër tjerash kanë diskutuar edhe për ndarje të ministrive dhe se kanë kushte ndaj njëra-tjetrës. Këto raportime, i hodhi poshtë Glauk Konjufca i Vetëvendosjes i cili tha se nuk është biseduar për këto tema.
Ndërsa për sot, është thirrur edhe një takim mes këtyre grupeve i cili do të mbahet në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Besian Mustafa nga LDK, tha se sot do të bisedohet kryesisht për çështje ekonomike.
‘’Kryesisht për çështje ekonomike, pa përjashtuar edhe tema tjera të ndërlidhura’’, tha Besian Mustafa për Periskopin.
Një takim tjetër është paralajmëruar se do të mbahet këtë të enjte ku do të bisedohet për drejtësinë.
Kujtojmë se Vetëvendosja në këtë grup punues përfaqësohet nga Besnik Bisilimi, Albulena Haxhiu dhe Glauk Konjufca.
Ndërsa LDK ka përzgjedhur anëtarët e kryesisë Kujtim Shala, Lumir Abdixhiku dhe Avdullah Hoti si të ngarkuar për të vijuar bisedimet me VV-në./Periskopi/












