Greta Thunberg refuzon çmimin mjedisor: Klima nuk ka nevojë për çmime

Aktivistja suedeze e klimës, Greta Thunberg ka refuzuar një çmim mjedisor, duke thënë se lëvizja klimatike kishte nevojë për njerëzit në fuqi që të fillojnë të dëgjojnë shkencën dhe jo çmimet, shkruan The Guardian, transmeton Periskopi. Një përfaqësues i aktivistes tha se ajo nuk do ta pranojë çmimin prej 350 mijë kronave daneze, të cilat […]
Aktivistja suedeze e klimës, Greta Thunberg ka refuzuar një çmim mjedisor, duke thënë se lëvizja klimatike kishte nevojë për njerëzit në fuqi që të fillojnë të dëgjojnë shkencën dhe jo çmimet, shkruan The Guardian, transmeton Periskopi.
Një përfaqësues i aktivistes tha se ajo nuk do ta pranojë çmimin prej 350 mijë kronave daneze, të cilat janë të barasvlershme me rreth 47 mijë euro.
Më vonë, vetë Greta tha përmes rrjetit social, Instagram, se nuk do ta pranojë çmimin. “Lëvizja për mbrojtjen e klimës nuk ka nevojë më për çmime. Ajo që kemi nevojë është që politikanët dhe njerëzit me pushtet ta dëgjojnë shkencën”, shkroi ajo./Periskopi/












