Glauk Konjufca tregon arsyen se pse po vonohet arritja e marrëveshjes së koalicionit me LDK’në

Glauk Konjufca pjesë e grupit punues për koalicionin me LDK’në ka treguar arsyet e arritjes së një koalicioni me LDK’në, shkruan Periskopi. Konjufca ka thënë se për arritjen e një marrëveshje e tillë duhet disa ditë. “Pajtueshmëri të koncepteve se çfarë drejtimi do të ketë qeveria në drejtësi ekonomi, arsim e drejtësi, është punë që […]
Konjufca ka thënë se për arritjen e një marrëveshje e tillë duhet disa ditë.
“Pajtueshmëri të koncepteve se çfarë drejtimi do të ketë qeveria në drejtësi ekonomi, arsim e drejtësi, është punë që merr shumë orë, disa ditë që ta kemi të qartë se ku po qëndrojmë, ku janë dallimet dhe si të vijmë të idetë e përbashkëta”, ka thënë ai në Debat Plus.
Tutje ai ka folur për takimin e tretë të grupeve punuese duke e quajtur si një takim më profesional që ai ka marrë pjesë.
“Ky ishte takimi i tretë, por ne nuk e kemi hapur temën e kryeministrit, pritje një analizimi i rezultateve nga LDK, ky është takimi i tretë, biseduam ma shumë se 3 orë për ekonominë, ishte njëri prej diskutimeve më profesionale që unë kom marrë pjesë ku është diskutar për ekonomi”, u shpreh ai.
Kujtojmë që sot është mbajtur takimi i tretë i grupeve punuese të VV’së dhe LDK’së./Periskopi/












