Gjuriq: Kurti ta thotë publikisht se nuk dëshiron t`i zbatojë detyrimet ndaj serbëve

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq i ka bërë thirrje liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti që të thotë publikisht se nuk dëshiron të zbatojë detyrimet e Prishtinës ndaj serbëve. “Nëse është ashtu atëherë as ne nuk kemi asnjë detyrim ndaj Prishtinës”, ka shtuar më tej ai. “Le ta thotë qartë dhe […]
“Nëse është ashtu atëherë as ne nuk kemi asnjë detyrim ndaj Prishtinës”, ka shtuar më tej ai.
“Le ta thotë qartë dhe me zë të lartë se rezultatet e dialogut të Brukselit nuk e obligojnë, sepse si qytetarët e Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare duhet ta dinë se kush ka shkatërruar çdo mundësi që Beogradi dhe Prishtina të zgjidhin mosmarrëveshjet me marrëveshje të ndërsjellë”, tha ai, transmeton Klan Kosova.












