Erdogan: Kemi lidhje të forta me Serbinë, çdo marrëveshje mes saj dhe Kosovës e përkrahim

Erdogan: Kemi lidhje të forta me Serbinë, çdo marrëveshje mes saj dhe Kosovës e përkrahim

Presidenti turk, Rexhep Tajib Erdogan në një intervistë dhënë për “Politika” ka folur rreth marrëdhënieve që ka Turqia me Serbinë dhe ka përmendur gjithashtu se një marrëveshje e Kosovës me Serbinë nga e cila të dyja palët do të ishin të kënaqura, do të kishte edhe përkrahjen e shtetit turk, përcjellë Periskopi. Arritja e një […]

Arritja e një marrëveshje, tha Erdogan është thelbësore në mënyrë që të arrihet stabiliteti dha paqja afatgjate në Ballkan, duke e përmendur këtë si arsyen kryesore që Turqia e mbështet rifillimin e dialogut Prishtinë-Beograd, shkruan B92.

Erdogan theksoi se marrëdhëniet mes Turqisë e Serbisë janë të bazuara në mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë.

“Ne duam t’i forcojmë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin tonë me rajonin në çdo fushë. Serbia ka një pozicion qendror dhe strategjik në Ballkan. Ne kemi lidhje historike dhe kulturore me Serbinë dhe e shohim atë si një vend fqinj, megjithëse nuk kemi kufijtë të përbashkët”, u shpreh Erdogan për “Politika”.

Duke përmendur vizitën e tij të fundit në Serbi, ai u shpreh shumë i kënaqur dhe tha se investimet e biznesmenëve turq janë rritur dhe se interesimi për kulturën e gjuhën turke në Serbi është rritur, përcjellë Periskopi shkrimin e B92.

“Jemi dëshmitar të projekteve të cilat i kemi realizuar me mikun tim të dashur Vuçiq, gjë e cila më bën veçanërisht të lumtur dhe tregon se jemi në rrugën e duhur. Nuk kam dyshim se me këtë bashkëpunim dhe vullnet të fortë politik nga të dyja palët do ta rrisim bashkëpunimin në nivel shumë të lartë”, tha presidenti turk.

Ai shtoi se vendi i tij i kushton rëndësi të madhe ruajtjes së stabilitetit në Serbi dhe se mbështet përpjekjet e Serbisë drejt zhvillimit ekonomik dhe procesit të pranimit në BE.

“Nëse prosperiteti dhe paqja vazhdojnë të ecin përpara në Serbi, ne besojmë se do të ketë një ndikim pozitiv në të gjithë rajonin. Serbia luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e paqes rajonale dhe zhvillimit rajonal”, përfundoi presidenti i Turqisë.

I pyetur për projektin e Transversalit të Gjelbër, i mbështetur nga disa politikanë boshnjakë në Serbi dhe rajon, duke synuar bashkimin e pjesëve të Serbisë me një pakicë myslimane brenda Bosnje-Hercegovinës dhe Kosovës, Erdogani tha se Turqia nuk ndjek politikën e saj ballkanike bazuar në fe dhe prandaj, nuk bën dallim midis serbëve, boshnjakëve, shqiptarëve dhe kroatëve.

“Ne duam që Serbia të tregojë unitet, solidaritet dhe paqe, të përfundojë me sukses integrimin evropian dhe të bëhet një vend i prosperuar. Megjithatë, disa janë mërzitur nga aktivitetet e vendit tonë në Ballkan dhe bashkëpunimi i fortë me Serbinë”, tha Erdogan.

Siç tha ai, këto qarqe po përpiqen të manipulojnë përpjekjet e Turqisë dhe ta portretizojnë ndryshe.

“Për fat të mirë, falë përpjekjeve të përbashkëta të bëra me mikun tim të nderuar Vuçiç, çdo ditë, duke përmirësuar marrëdhëniet tona, ne prishim planet e këtyre qarqeve. Këshillat e mia për të gjithë janë që në vend që të nxisin konflikte në Ballkan, ata duhet të mendojnë më shumë për sa i përket krijimit të projekteve politike që do të kontribuojnë në një të ardhme më të mirë për Ballkanin “, tha ai.

Duke folur për deklaratën e shpallur nga Partia për Veprim Demokratik, e cila parashikon ristrukturimin e Bosnje-Hercegovinës, Erdogan tha se Turqia mbështet Marrëveshjen e Dejtonit si një kompromis minimal që ekziston aktualisht për Bosnjën, përkundër faktit se ka disa mangësi dhe faktin që askush në Bosnje-Hercegovinë nuk është plotësisht i kënaqur me të.

“Megjithatë, unë kam thënë tashmë se nëse palët e interesuara dëshirojnë të përmirësojnë këtë marrëveshje, ajo duhet të bëhet nën mbikëqyrjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara”, përfundoi Erdogan. /PERISKOPI

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?