Edhe në Obiliq ecuria e procesit zgjedhor po kalon pa probleme

Edhe në Obiliq ecuria e procesit zgjedhor po kalon pa probleme

Rreth 35 për qind e qytetarëve të komunës së Obiliqit, kanë votuar deri më tani në qendrat e tyre votuese. Afrim Krasniqi, zyrtar i lartë i zgjedhjeve në komunën e Obiliqit thotë për KosovaPress se janë 660 persona, të cilët votojnë për herë të parë nga kjo komunë. “Të drejtë vote në komunën tonë kanë […]

Afrim Krasniqi, zyrtar i lartë i zgjedhjeve në komunën e Obiliqit thotë për KosovaPress se janë 660 persona, të cilët votojnë për herë të parë nga kjo komunë.

“Të drejtë vote në komunën tonë kanë 25 mijë e 72 votues prej tyre janë 660 votues të rinj prej zgjedhjeve të fundit të vitit 2017. Deri në këto momente që jam duke biseduar me juve është një dalje e kënaqshme, diku 35 për qind është dalja e qytetarëve, pra 8722 votues deri në orën 15:00”, tha Krasniqi.

Shyhrete Gashi, menaxhere e Qendrës së votimit në shkollën “Ibrahim Rugova”, në Obiliq, tha se të drejtë vote në këtë qendër kanë tetë mijë qytetarë.

“Diku rreth tetë mijë votues kanë të drejtë vote në këtë qendër. Para orës 15:00 kanë qenë mbi tre mijë që e kanë kryer obligimin kushtetues. Ka vazhdimisht votues, çdo gjë ka shkuar në rregull…Aq sa po e shoh nga këndi im si menaxhere, nuk ka pasur minutë që nuk ka pasur votues këtu”, tha Gashi.

Sipas saj, parregullsitë më të theksuara kanë qenë në ato raste kur shumë persona nuk e kanë gjetur emrat e tyre në listat e fletëvotimeve.

Një rast të tillë ka pasur edhe Fevzi Hashani nga Obiliqi. Ai tregon për KosovaPress se ka votuar gjithmonë në Obiliq, por që emri i tij nuk është në listë.

“Nuk është në konfigurim letërnjoftimi im në Obiliq, për çfarë arsye nuk e di.  Të japin përgjegjësi vetë këta, unë nuk kam përgjegjësi për këtë punë, unë dua të votoj, e ata të më gjejnë se ku e kam vendin”, tha ai.

Qytetari tjetër Fatmir Ismajli shprehet optimist se këto zgjedhje do të sjellin ndryshime për vendin.

“Mendoj që i ka ardhur fundi çdo të keqe. Unë kam shpresa të mëdha se u kam dhënë votën të gjithë të rinjve edhe mendoj se do të bëhet mirë, u bë mjaft – 20 vjet kaluan. Nëse nuk bëhet edhe kësaj radhe mirë, unë nuk di kur bëhet”, tha Ismajli.

Njëjtë shprehet edhe Enver Sadiku, i cili thotë se fokusi kryesor duhet të jetë në shëndetësi, arsim dhe zhvillim ekonomik.

“Prej këtyre zgjedhjeve presim shumë ndryshime, shumë të mira, zhvillim më të madh, shëndetësi më të mirë, arsim më të mirë, dhe gjitha të mirat për të gjithë”, u shpreh Sadiku.

Ndryshe, në Komunën e Obiliqit të drejtë vote kanë mbi 25 mijë qytetarë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?