Ecja e ngadaltë e LVV – LDK-së për marrëveshjen finale

LVV-ja dhe LDK-ja janë duke i vazhduar diskutimet në kuadër të grupeve punuese, por krerët e këtyre dy subjekteve nuk janë takuar prej 10 tetorit. Deri tash palët janë dakorduar vetëm për zvogëlim të numrit të ministrive dhe për disa çështje ekonomike. Si rrjedhojë e kësaj vlerësohet se LVV-LDK-ja janë duke ecur ngadalë drejt harmonizimit […]

LVV-ja dhe LDK-ja kanë zhvilluar katër takime prejse kanë përfunduar zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Takimi i parë është zhvilluar mes liderëve të partive, kurse tre të tjerët ndërmjet grupeve punuese të të dyja subjekteve.

Por palët deri më tash kanë rënë në ujdi vetëm për zvogëlimin e numrit të ministrive, si dhe për disa çështje ekonomike, rreth të cilave nuk janë dhënë hollësi.

Dakordimi për zvogëlim të numrit të dikastereve qeveritare është përsëritur thuajse pas secilit takim të zhvilluar mes Vetëvendosjes dhe LDK-së.

Duke u nisur nga këto, njohësit e çështjeve politike konsiderojnë se palët janë duke ecur me hapa të ngadaltë sa i përket bashkërendimit të qëndrimeve rreth programit qeverisës, shkruan më tutje “Zëri”.

Këto dy subjekte, sipas tyre, paqartësitë më të mëdha vazhdojnë t’i kenë rreth procesit të dialogut me Serbinë.

Megjithëkëtë, zyrtarë të Vetëvendosjes dhe të LDK-së kanë thënë se deri tash i kanë bashkërenduar në mënyrë të konsiderueshme qëndrimet. Ata me këtë rast janë zotuar për formim të shpejtë të qeverisë së re.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?