​DNV tregon të gjeturat nga vëzhgimi i fushatës dhe procesit zgjedhor

​DNV tregon të gjeturat nga vëzhgimi i fushatës dhe procesit zgjedhor

Koalicioni i organizatave jo qeveritare “Demokracia në Veprim” që ka monitoruar zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë, ka dalur sot me deklaratë preliminare lidhur me vëzhgimin e fushatës dhe zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Sipas DNV-së procesi i zgjedhjeve ka qenë demokratik, veçse kanë vazhduar disa probleme të zakonshme, si vështirësitë në gjetjen e vendvotimeve, fotografimi i […]

Artan Murati nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se mbetët shqetësues fenomeni me numrin e madh të fletëvotimeve të pavlefshme, ku edhe në këto zgjedhje ka pas mbi 40 mijë vota të pavlefshme. Sipas tij, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet t’i kushtojë rendësi këtij problemi. Murati: Zgjedhjet janë përcjellur me disa parregullsi që përsëriten në vazhdimësi Video “Disa nga dukuritë që përsëriten në vazhdimësi në proces zgjedhor në Kosovë, si numri i shtuar i votuesve me asistencë, pasaktësia e listës së votuesve dhe vështirësitë në gjetjen e qendrës së votimit, janë përsëritur edhe në këto zgjedhje. Po ashtu janë evidentuar edhe rasti i fotografimit të votës, bërja publike e saj, qëndrimi më shumë se i një personi prapa kabinës së votimit e të tjera. Në këto zgjedhje është vërejtur edhe rasti i votuesve që janë identifikuar me dokumente me afate të skaduara, kjo ka qenë si anomali, ndërsa një anomali tjetër e cila ka qenë e shfaqur në raste paraprake ku ka pasur tendenca, madje është lejuar që të votohet me dokumente tjera, përveç dokumenteve të Republikës së Kosovës”, tha Murati. Florent Spahiu nga DNV tregoi për monitorimin e fushatës zgjedhore, ku theksoi se subjektet politike kanë shfrytëzuar resurset shtetërore në fushatat e tyre partiake. Gjithashtu, ai tha se qytetarëve u është bërë presion nga Lista Serbe për të votuar këtë subjekt. Spahiu: Lista Serbe u ka bërë presion qytetarëve për votim Video “Pjesa ku kanë garuar subjektet politike serbe, përfshirë veriun e vendit, ky komunitet në fushatë nuk ka qenë në përputhje me standardet me të cilat ish dashur të mbahej fushata për shkak se Lista Serbe u ka bërë presion qytetarëve që të votojnë atë listë. Këto kanë qenë të gjeturat sa i përket pjesës së fushatës, ndërsa subjektet politike në pushteti qendror atë që ka qenë shumë evidente si të pjesa serbe, ashtu shqiptare, është që kanë shfrytëzuar resurset shtetërore në fushatë, si është përdorimi i veturave zyrtare në fushatë. Po ashtu përveç resurseve shtetërore, siç është përdorimi veturave, janë shfrytëzuar edhe shërbyesit publik për të marrë pjesë në fushatë”, tha ai. Një tjetër problem i evidentuar nga DNV është edhe prania e fëmijëve në fushatë. Në konferencën e DNV-së u tha se KQZ ka treguar nivel të lartë në detyrë, duke pasur një qasje transparente, që sipas tij ka pasur avancim në punën e KQZ-së dhe KKZ-ve.

 

 

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?