​​Në New York protestuesit do t’i kujtojnë Serbisë krimet në Kosovë, Bosnje e Kroaci

Të martën e javës që vjen në New York do t’i kujtohen Serbisë, krimet e bëra në Kosovë, Bosnje e Kroaci. Para konsullatës serbe, komuniteti shqiptaro-amerikane, boshnjako-amerikane dhe ato kroate do të kërkojnë drejtësi për 70 mijë viktimat e dhunës seksuale, duke i bërë thirrje Serbisë për të identifikuar kryerësit e krimeve të tmerrshme. Në […]

Në Amerikë të martën do të bëhet thirrje për të dënuar kriminelët, të cilën dhunuan me mijëra gra e burra, e ende nuk kanë marrë dënimin e merituar nga instancat ndërkombëtare.

Vuajtjet që ia sollën kriminelët serbë në moshën 16 vjeçare, po e përcjellin Vasfije Krasniqi Goodman, edhe pas 20 vitesh. Për këtë, ‘ambasadorja e guximit’, bënë thirrje që Serbia të dënohet për krimet që ka bërë në Kosovë.

Ilir Bytyqi, vëllai i tre dëshmorëve Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që u vranë pas përfundimit të luftës nga forcat serbe, për KosovaPress, thotë se fondacioni “Familja Bytyqi”, do t’i bashkohet këtij tubimi për të kërkuar drejtësi.

Për torturën që e përjetoi shoqja e tij, Vasfija, ai thotë se nuk do të lejohet injorimi, dhe se drejtësia do të vihet në vend.

Ndryshe, masakrat e gjenocidi i kryer nga regjimi serb në Kosovë, Bosnjë e Kroaci, njihet si nga më e madhja pas luftës së dytë botërore. Pavarësisht kësaj, shumica e kryerësve e madje edhe urdhërdhënësve, nuk janë ndëshkuar për këtë krim.

Si shkak i kësaj, të martën nga ora 11:00 para konsullatës serbe në New York organizata e grave Shqiptaro-Amerikane do të protestojnë duke kërkuar drejtësi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?