E quajti ‘Mr Bean’, Haziri thotë se s’kanë arsye të mos bëjnë koalicion me Albin Kurtin

Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë sonte në Debat Plus se s’ka ndonjë arsye prej partisë së tij që të mos arrihet një koalicion me Vetëvendosjen, transmeton Periskopi. Haziri ka thënë se LDK do të bëhet urë e fuqishme për VV’në. ‘’LDK kësaj here ka me u bë urë fuqishme politike për […]
Haziri ka thënë se LDK do të bëhet urë e fuqishme për VV’në.
‘’LDK kësaj here ka me u bë urë fuqishme politike për Vetëvendosjen. Sa i përket LDK’së, nuk ka arsye që mos me lidhë koalicion me VV’në’’, ka thënë Haziri.
Tutje Haziri ka thënë se partia e tij nuk do të bllokojë formimin e Qeverisë për kryeministrin, pasi ky post i takon partisë së parë, e që në këto zgjedhje fitoi Vetëvendosje.
Ai tha se ky është qëndrim i partisë.
Haziri ka thënë se me VV’në mund të dialogojnë për 1 milionë çështje tjera, por jo më për kryeministri.
‘’Ne kemi vendos parparim parazgjedhor se LDK e pranon fituesin dhe atyre iu takon mandati i kryeministrit. Kosova duhet me u mësu dhe me e respektu. Ky është vullnet i qytetarit dhe sovranit. Në momentin që zbardhet rezultati, LDK e pranon dhe ia uron. Mund të kemi 1 milion kërkesa tjera në tavolinë, por jo të ndarjes së funksioneve politike. Por në politika, por. Reformat kanë me qenë të rënda për ekzekutivin dhe Kuvendit, por të mira për qytetarin. Ai që e merr vec një votë më shumë, atij i takon kryemisnistri’’/PERISKOPI/












