E pabesueshme: ShBA-ja braktis kurdët duke i dhënë dritë të gjelbër agresionit turk

Shtëpia e Bardhë ka zbuluar një ndërrim të madh në politikë pas bisedës që kishin Trumpi me Erdoganin. Shtëpia e Bardhë i ka dhënë dritën e gjelbër ofanzivës turke në Sirinë veriore, duke i hequr forcat amerikane nga ajo zonë në një ndryshim drastik të politikave të jashtme, që do t’i linin krejtësisht të pambrojtur […]
Shtëpia e Bardhë i ka dhënë dritën e gjelbër ofanzivës turke në Sirinë veriore, duke i hequr forcat amerikane nga ajo zonë në një ndryshim drastik të politikave të jashtme, që do t’i linin krejtësisht të pambrojtur kurdët, partnerët afatgjatë ushtarakë të deritashëm të Washingtonit.
Forcat kurde kishin udhëhequr fushatën kundër Shtetit Islamik [ISIS] në rajon, por ky ndryshim politike, pas një telefonate mes Donald Trumpit dhe Rexhep Taip Erdoanit të dielën, nënkupton që Turqia do t’i ketë në kujdestari luftëtarët e Isis-it, ka thënë Shtëpia e Bardhë.
Kjo ka rritur frikën për një luftë të re mes Turqisë dhe forcave kurde në Suri, tash që ShBA-të po largohen, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.
Trumpi mbrojti vendimin e tij duke thënë se kurdët “ishin paguar para të majme” që të luftonin dhe se po e linte luftën kundër Isis-it tash për tash.
“Jemi 7 mijë milje larg,” shkroi ai në Twitter, duke u zotuar se do t’i shkelte ekstremistët nëse do të vinin afër Amerikës.”
Forcat kurde ndërkohë thanë që partnerët amerikanë kishin filluar të tërhiqeshin nga kufiri me Turqinë tashmë. /Periskopi












