Drilon Gashi: Barrën më të madhe të veprimeve të Baghdadit e kanë paguar myslimanët

Drilon Gashi: Barrën më të madhe të veprimeve të Baghdadit e kanë paguar myslimanët

Teologu Drilon Gashi ka komentuar vrasjen e udhëheqësit të ISIS-it Abu Bakr al-Baghdadi, që u njoftua dje nga presidenti amerikan Donald Trump. Ai tha se për këtë lajm ka pasë edhe kontradikta që i kanë vënë në theks edhe analistët botërorë, njofton Klan Kosova. “Lajmi i Donald Trump për vrasjen e Baghadit ka qenë paksa […]

Ai tha se për këtë lajm ka pasë edhe kontradikta që i kanë vënë në theks edhe analistët botërorë, njofton Klan Kosova.

“Lajmi i Donald Trump për vrasjen e Baghadit ka qenë paksa kontradiktor. Dyshimi për vrasjen e tij ka ardhur edhe prej qarqeve të ndryshme sikurse prej analistëve amerikanë apo një dyshim i tillë ka ardhur edhe nga Rusia që e ka hedhur poshtë lajmin krejtësisht”.

“Barrën më të madhe e kanë paguar myslimanët sepse jo vetëm që i ka shpallë botës luftë por ka vrarë myslimanë që mendonin ndryshe prej tij”.

“Shfrytëzoj rastin që t’iu shprehi ngushëllime të gjithë atyre që e kanë përkrahur ideologjinë e tij. Jam gëzuar sepse me rënien e tij ka rënë një forcë e madhe e ekstremistëve. Vrasja e tij është një goditje e rëndë e lëvizjes është goditje në palcë. Nuk do të thotë që nuk do të shfaqen udhëheqës të tjerë sikurse ai, por me rëndësi është shuarja e ideologjisë”.

Gashi në Info Magazine ka thënë se terreni që ishte në zotërim të ISIS-it ishte më i dëmshëm se ai që kishte në të kaluarën Al-Qaeda pasi sipas tij ishte në favor të grupeve terroriste.

“Shfaqja e kësaj lëvizje në vitin 2014 në Mosul pastaj edhe shtrirja në vende të tjera përbën rrezik të shfaqet diku tjetër. Me vrasjen e liderit ushtria merr një goditje të rëndë. Ka mundësi të shfaqen dhe diku tjetër që të thonë se ne nuk jemi shuar edhe pse na ka vdekur komandanti”.

“Për krimet që i kanë bërë nuk ka dyshim që në veçanti myslimanët janë gëzuar më së shumti dhe terroristët janë dobësuar shumë. Organizata ka marrë një goditje dhe është zbehur shumë. Ka pasë ndikim të keq sidomos në trevat ku është shtrirë shteti i tij, vrasje e myslimanëve të pafajshme, sulme mbi shtetet padrejtësisht si ndikime të shumta si sociale”.

Gashi tha se shpreson dhe lutet që vendet e shkatërruara nga ky grup të zhvillohen dhe përparojnë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?