Donald Trump kalon çdo limit: E quan presidentin e Ukrainës si president të Rusisë

Presidenti i ShBA-ve Donald Trump, e ka quajtur presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyn si “president të ri të Rusisë” në një përçartje pa-lidhje ndaj kryesuesit të komitetit të Inteligjencës Adam Schiff. Ai iu përgjigj pyetjeve të reporterëve rreth sinjalizuesit që doli përpara me informacione direkte në lidhje me krimin e pretenduar nga Trump ku shantazhonte presidentin […]
Ai iu përgjigj pyetjeve të reporterëve rreth sinjalizuesit që doli përpara me informacione direkte në lidhje me krimin e pretenduar nga Trump ku shantazhonte presidentin ukrainas për të gjetur gjëra të ndyra për Bidenin, rivalin e tij politik.
Pasi u përçart për “sinjalizuesin” ai nisi të fliste për Ukrainën, shkruan Periskopi.
“Presidenti i ri rus… njeri i mirë… bëri deklaratë. Nuk kishte – asgjë – nuk kishte presion në të. Asgjë.”
Në fakt, Volodymyr Zelensky është presidenti i ri i Ukrainës që më parë kishte qenë komedian i njohur dhe që është i përfshirë në rastin që e bëri Kongresin të niste hetimin për shkarkimin e presidentit Trump.












