DNV tregon për parregullsitë gjatë procesit të votimit deri në orën 17:00

Ismet Kryeziu nga DNV përmes një konference për media ka paraqitur parregullësitë që kanë ndodhur deri në orën 17:00 gjatë procesit të votimit në gjithë Kosovën, transmeton Periskopi. Ai thotë se probleme ka pasur me gjetjen e vendvotimeve, asistencën e votuesve, publikimin e fletëvotimit etj. ‘’Paregullësitë kanë ndodhur gjatë procesitr zgjedhor. Parregullësitë kanë ardh edhe […]
Ai thotë se probleme ka pasur me gjetjen e vendvotimeve, asistencën e votuesve, publikimin e fletëvotimit etj.
‘’Paregullësitë kanë ndodhur gjatë procesitr zgjedhor. Parregullësitë kanë ardh edhe si rezultat i afatit të shkurtër për verifikimin e vendvotimeve apo ndërrimin e tyre. Në mbi 2 mijë e 400 vendvotime qytetarët nuk kanë arritë me i verifiku vendvotimet e tyre.
Asistenca gjatë votimit është e drejtë kushtetuese. Qoftë në moshë. Është një numër i madh i asistencës që është bërë me qytetarët. Janë bërë rreth 23 mijë e 500 asistime.
Të shënuara në libra të votimit. Bëhet fjalë për një moshë të caktuar që s’ka pasë mundëinë në për votimin e vetme. Në zgjedhjet e kaluara ishin 31 mijë e 447. Kemi vërejtur edhe 71 raste kur është ofruar asistencë më shumë se një herë. Në kundërshtim me ligjin e procesit dhe ligjin zgjedhor.
Kemi edhe 25 votime, 41 raste kur komisionerët kanë asistuar në kundërshtim të ligjit votues për të votuar. Cënimi i fshehtësisë së votës, një problem tjetër. Bërja e votës publike.
17 raste të bërjes publike të fletëvotimit’’
‘’DNV u bën thirrje organeve që këto raste të merren në shqyrtim dhe të trajtohen’’/PERISKOPI/












