DnV: Deri në ora 17.00 votuanë 38 për qind e qytetarëve

Kanë mbetur edhe pak minuta deri në mbylljen e votimit për të gjithë qytetarët. Sipas Demokracisë në Veprim përqindja të cilët kanë votuar deri në ora 17:00 ka qenë 38%. Ismet Kryeziu në një konferencë për media po ashtu edhe njëherë ka demantuar lajmin që ka qarkulluar tek portali Mekulipress, se DnV është dalur me […]
Sipas Demokracisë në Veprim përqindja të cilët kanë votuar deri në ora 17:00 ka qenë 38%.
Ismet Kryeziu në një konferencë për media po ashtu edhe njëherë ka demantuar lajmin që ka qarkulluar tek portali Mekulipress, se DnV është dalur me rezultatet.
Kryeziu tha se është falënderues edhe ndaj mediave edhe ndaj qytetarëve që nuk kanë ranë pre e provokimeve të lajme të tilla, përcjell periskopi.
“Ne kemi demantuar një lajm të një portali gjë për të cilin i falënderoj të gjitha mediat që nuk janë ra pre e provokimeve të këtyre lajmeve. Në këtë përmbyllje të këtij votimi deri ne 17:00 numri i votueseve është 38%, përqindje që ka ngritje paraprake e sidomos të atyre 2017”, tha Kryeziu.












