Djali i Fatmir Limajt i harxhon 30 mijë euro në udhëtime zyrtare

Durim Limaj është kampion për nga shpenzimet e bëra në udhëtime jashtë vendit, krahasuar me anëtarët e tjerë të stafit politik në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. Me harxhime ia ka kaluar edhe secilit prej dy ministrave që gjatë gjysmëmandatit e kanë drejtuar këtë dikaster qeveritar. Bazuar në një pasqyrë shpenzimesh që Ministria ia ka […]

Bazuar në një pasqyrë shpenzimesh që Ministria ia ka siguruar “Kohës Ditore” pas një kërkese për qasje në dokumente publike, për më pak se dy vjet, vizitat e Limajt jashtë vendit i kanë kushtuar buxhetit të shtetit rreth 30 mijë euro – 15.001.32 euro në vitin 2018, ndërsa sivjet edhe 14.057.25 euro të tjera. Pjesë e madhe e kësaj shume është shpenzuar për t’u ushqyer gjatë këtyre vizitave – fiks 8.798.83 euro.

Durim Limaj është këshilltar i lartë politik dhe shef i kabinetit të ministrit në detyrë të MTI-së, Endrit Shala. Ai është djali i zëvendëskryeministrit në detyrë, Fatmir Limaj, i cili e drejton Nismën Socialdemokrate. Ky subjekt politik ishte pjesë e koalicionit që ka ndërtuar Qeverinë në ikje, ndërsa rezultatet preliminare të zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit tregojnë se e ka në rrezik ta mbërrijë pragun prej 5 për qind të votave, ndonëse kishte garuar në zgjedhje në koalicion me Aleancën Kosova e Re.

Në këtë gjysmëmandat, njerëz të Nismës kanë drejtuar Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, ku prej gati dy vjetësh është këshilltar i lartë politik Durim Limaj. Gazeta ka adresuar pyetje tek ai në lidhje me shpenzimet e bëra, por gjatë ditës ka munguar përgjigjja…

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?