Divorcet e shqiptarëve kapin shifra rekorde

Divorcet e shqiptarëve kapin shifra rekorde

Procese të shumta të zgjidhjeve të martesave kryesisht, nxjerrin në pah ditë pas dite problemin e referimit të minimumit jetik, i cili nuk përkon me përmbushjen e nevojave bazike të fëmijëve. Në vitin 2017, sipas të dhënave më të fundit të raportimit nga INSTAT, norma e divorcit pësoi sërish një rritje, duke arritur 19.9 divorce […]

Procese të shumta të zgjidhjeve të martesave kryesisht, nxjerrin në pah ditë pas dite problemin e referimit të minimumit jetik, i cili nuk përkon me përmbushjen e nevojave bazike të fëmijëve. Në vitin 2017, sipas të dhënave më të fundit të raportimit nga INSTAT, norma e divorcit pësoi sërish një rritje, duke arritur 19.9 divorce në 100 martesa.

Ekspertët e fushës ligjore sakaq, kanë raportuar një rritje të gjyqeve edhe këtë vit, që lidhen me problemin e pensionin ushqimor, që në rast divorcesh po në rritje, babai ka detyrimin ligjor të paguajë fëmijës/fëmijëve.

“Masa e pensionit ushqimor, (7000 lekë në muaj), rezulton diskriminuese në çdo rast e nuk përfaqëson kurrsesi interesin më të lartë të fëmijëve. Mungesa e referencës së një akti të tillë, ka prekur drejtpërsëdrejti mijëra fëmijê përgjatë këtyre viteve e vijon të prekë sërish të tjerë ditë pas dite, duke cenuar kësisoj një standard të pranueshëm. Nevojitet një trajtim specifik i këtij problemi, detyrim parësor i institucioneve të linjës, një studim i mirëfilltë me specialistë të fushës, drejt krijimit të një standardi i cili presupozon plotësimin e nevojave fizike, psikologjike dhe sociale të çdo fëmije, në mënyrë të pajtueshme me dinjitetin e duhur të sejcilit, referuar standarteve ndërkombëtare caktuar për këtë qëllim.”-pohon av. Denisa Daka, duke shtuar se në dyert e Gjykatës, në mes çështjeve familjare, ka një rritje padish për pensionin ushqimor.“VKM e munguar lidhur me minimumin jetik për fëmijë, penalizon ditë pas dite shumë familje. Ende nuk ka një studim të mirëfilltë lidhur me minimumin jetik për fëmijë, nismë e cila nuk u morr në asnjë rast nga institucionet përgjegjëse këtu e për pasojë nuk ekziston një VKM orientuese e detyruese për këtë qëllim.”-shton avokatja, duke cilësuar si tejet të rëndësishme edhe domosdoshmërinë që në buxhetin e shtetit të aprovohet një zë i posaçëm për këtë shkak.

Sipas Gjykatës së Tiranës, paditë për pension ushqimor gjatë këtij viti, nga janari deri në 20 tetor, janë në total 22, ndër të cilat vetëm 12 çështje janë përfunduar dhe 8 të ankimuara. Sipas specialistëve, kjo ndodh në rastet kur bashkëshorti pjesë e procesit të divorcit, mohon dhënien e pagesës mujore së detyruar për fëmijën ose caktohet nga vetë gjykata pagesa minimale e parashikuar.

Psikologët pranë Gjykatës së Tiranës kanë deklaruar më parë për “Monitor” se dy nga katër nëna të divorcuara nuk marrin pagesën e plotë të mbështetjes së fëmijës. Disa të tjera detyrohen të braktisin punën që kanë pasur më parë, në kushtet e kërkimit të një pune të përshtatshme edhe me oraret e fëmijëve (ekonomikisht nuk përballohet prania e një dadoje apo kopshti/shkolle private). Gjatë procesit të kërkimit të punës, shpesh hasin paragjykime apo vështirësi./Monitor

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?