Deputetja shqiptare në Kroaci: Televizioni kroat t’i kërkojë falje Kosovës për skandalin me flamur

Deputetja shqiptare në Kroaci: Televizioni kroat t’i kërkojë falje Kosovës për skandalin me flamur

Gjatë ditës së djeshme, teksa në Kosovë po votohej për deputetët e Kuvendit, televizioni publik kroat, HRT, ka bërë një gafë, duke e ilustruar lajmin për zgjedhjet në Kosovë me flamurin e Serbisë. Përderisa moderatorja po e lexonte lajmin: “Në Kosovë sot mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, për herë të pestë në 12 vitet e […]

Përderisa moderatorja po e lexonte lajmin: “Në Kosovë sot mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, për herë të pestë në 12 vitet e fundit”, në prapaskenë në ekran shfaqej flamuri i Serbisë.

Pas kësaj ngjarjeje ka reaguar deputetja e Kuvendit të Kroacisë, Ermina Lekaj – Përlaskaj, e cila përfaqëson komunitetin shqiptar dhe 4 komunitete të tjera në Parlamentin kroat.

Këtë veprim të HRT-së, Ermina Lekaj-Përlaskaj e ka quajtur “skandaloz”.

Gjatë ditës së sotme, ajo ka njoftuar se bashkë me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapollin, kanë vizituar zyrat qendrore të Radio Televizionit Publik, HRT, dhe ka takuar drejtorin e përgjithshëm Kazmir Baçiç, si dhe redaktorët përgjegjës të këtij televizioni.

Lekaj-Përlaskaj ka treguar se nga drejtuesit e HRT-së kanë kërkuar të kërkojnë falje publike për gabimin e bërë dhe se ata kanë premtuar një gjë të tillë.

“Gjithashtu kërkuam që të fillojnë procedurat disiplinore ndaj tre punëtorëve që “pa dashje” bënë këtë lëshim”, thuhet në reagimin e saj në profilin e saj në Facebook.

Për më tepër, ajo ka njoftuar se HRT në programin e radhës informativ për t’u njoftuar më shumë për rrethanat politike në Kosovë do të ftojë ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapollin dhe vetë atë.

“Gjithashtu i kemi kërkuar televizionit publik të Kroacisë që si burim të informacionit të drejtpërdrejt lidhur me situatën në Kosovë ta ketë Radio Televizionin publik të Kosovës, RTK. HRT dhe RTK kanë një marrëveshje bashkëpunimi, por ky bashkëpunim nuk është zbatuar në praktikë sa duhet, edhe kjo është arsyeja pse ekzistojnë lëshime të tilla”, thuhet në njoftimin e deputetes shqiptare në Kuvendin e Kroacisë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?