Deputeti gjerman: Kurti t’i shtrijë dorën minoritetit serb

Deputeti gjerman: Kurti t’i shtrijë dorën minoritetit serb

Deputeti gjerman socialdemokrat Josip Juratoviç e quan rezultatin e zgjedhjeve të Kosovës një fitore për demokracinë. Fitorja e Vetëvendosjes nën Albin Kurtin është për Josip Juratoviçin, socialdemokrat gjerman, deputet në Bundestag, një fitore e demokracisë. “një shenjë e mirë për demokratet dhe demokratët e vendit”. Deputeti gjerman ia tha këtë DË në prag të vizitës së […]

Deputeti gjerman socialdemokrat Josip Juratoviç e quan rezultatin e zgjedhjeve të Kosovës një fitore për demokracinë.

Fitorja e Vetëvendosjes nën Albin Kurtin është për Josip Juratoviçin, socialdemokrat gjerman, deputet në Bundestag, një fitore e demokracisë. “një shenjë e mirë për demokratet dhe demokratët e vendit”.

Deputeti gjerman ia tha këtë DË në prag të vizitës së tij në Serbi dhe Kosovë.  “Ndryshimi i mundshëm i qeverisë duhet të shihet si një dinamikë e re në zhvillimin demokratik të Kosovës. Megjithatë, rezultati, sidomos për Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin, është detyrë dhe njëherazi përgjegjësi për të vënë në jetë në mënyrë aktive vlerat demokratike të partisë dhe vendit. I duhet zgjatur dora pakicës serbe të vendit për të ulur tensionet.  Këtu qeveria e re duhet t’i kthehet dialogut, në mënyrë që të vendosë stabilitetin dhe, mbi të gjitha, normalitetin për popullin e Kosovës. Ky dialog duhet t’u hapë të dyja palëve rrugën për një të ardhme paqësore me respekt dhe njohje të ndërsjelltë”, i  tha DË deputeti socialdemokrat dhe eksperti për Evropën Juglindore.

Juratoviç  ndodhet këtë të martë (8.109) në Beograd me një grup kolegësh nga Komisioni  parlamentar për çështje të jashtme,  konkretisht grupi parlamentar që merret me parandalimin civil të krizave. mënjanimin e konflikteve dhe veprimin e rrjetëzuar. Grupi udhëhiqet nga deputeti i të gjelbërve Ottmar von Holtz. Në delegacion marrin pjesë parlamentarë të të gjitha  partive.

Gjatë qëndrimit të tyre katërditor (08 -11 tetor 2019) deputetët do të njihen nga afër me mundësitë e rifillimit të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit dhe se çfarë mund të bëjë pala ndërkombëtare për ta ndihmuar procesin.

Siç bëhet e ditur nga Bundestagu, delegacioni do të vizitojë Beogradin, Mitrovicën dhe Prishtinën, ku do të takohet me përfaqësues të BE-së, OSBE-së, KFOR-it dhe EULEX-it, përfaqësues të OJQ-ve, do të vizitojë projekte pajtimi në terren dhe do të bisedojë me përfaqësues të të rinjve dhe aktivistë të paqes.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?